Albin Kurti thellohet në konspiracione – sheh agjentë në të gjitha anët

E publikuar: 25/01/2018 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shfaqur mjaft paranoik në një intervistë televizive, të enjten.
Kurti është thelluar në konspiracione në “Jeta në Kosovë”, teksa ka folur për ata që, sipas tij, po përpiqen ta dëmtojnë Vetëvendosjes me çdo kusht.

“Baba” i VV’së ka thënë se agjentë të shumtë punojnë kundër Vetëvendosjes.

Ka folur për shumë komplote e konspiracione për dëmtimin e partisë.

Ndër të tjerë, ai ka thënë se një drejtor i televizionit ka lidhje me “Mendësinë e “Stanishqit”, teksa ka sulmuar Baton Haxhiun.

Sipas Kurtit, Haxhiu ka lidhje me UDB’në e Serbisë. /GazetaExpress/