Albin Kurti Takohet me Rifat Jasharin

E publikuar: 06/03/2018 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se Jasharët me sakrificën e tyre ndryshuan gjithçka përgjithmonë.

Gjatë homazheve te varrezat e Jasharëve në Prekaz, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se kjo familje ndryshoi gjithçka përgjithmonë.

“Këtu në Prekaz para dy dekadave, tre breza të Jasharajve u flijuan për të ardhmen dhe për neve. Epopeja e UÇK-së e ndryshoi politikën dhe historinë”, tha Kurti

Ai deklaroi se Hamëz e Adem Jahsri dhe familja e tyre e deshën më shumë lirinë se jetën.

“Hamza e Ademi luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirinë dhe tokën më shumë se jetën. Sakrifica e Jasharajve i dha hovin vendimtar luftës çlirimtare”, tha Kurti.

Ai më pas, sipas një njoftimi të Vetëvendosjes, u takua edhe me Rifat e Lulzim Jasharin.

“Epopeja e UÇK-së” gjatë së cilës nderohet kujtimi për Jasharët dhe të gjithë dëshmorët nisi dje, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër./kallxo.com/