Edhe sot po vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pjesën e mbetur nga java që lëmë pas.
Deputeti më i votuar, Albin Kurti nga Vetëvendosje u regjistrua sot.
Me regjistrimin e Albin Kurtit, bëhen 117 deputetë të regjistruar nga 120.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje zyrtarisht ka nisur edhe ftesat për të gjithë deputetët e zgjedhur për seancën konstituive që është thirrur të mbahet më 3 gusht.