Kryeministri në detyrë, Alhin Kurti, ka kërkuar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që mos të jetë shembull i keq për qytetarët, duke kaluar kufirin pa protokoll zyrtar, pasi edhe ka pozitë shtetërore, raporton Infosot.
Kurti ka shkruar se nuk është ndjerë i ofenduar nga Thaçi, ndërsa i ka kërkuar debat televiziv.
Shkrimi i plotë nga Kryeministri Albin Kurti:
Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.