Ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka qenë mysafir në debatit e organizatës Fol, ku ka folur për problemet aktuale të vendit.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të bashkëpunojë me bizneset dhe sektorin privat, por sipas tij, kjo nuk duhet të bëhet shumë ngusht pasi që Qeveria bashkëpunon shumë ngushtë me bizneset, raporton Indeksonline.
Ai ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se njëherë duhet të ndodhë normalizimi në mes BE-së dhe Serbisë pastaj në mes Isa Mustafës , Hashim Thaçit dhe Vuciqit e Dciqit.
Ai po ashtu ka thënë se Kosovës i duhet një parti e majtë, pasi sipas tij, “tash e 15 vite në Kosovë po udhëheqin partitë e djathta dhe populli po detyrohet ta lëshojë Kosovën.
“Tani ka nevojë për një qeverisje sociale demokratike”, ka thënë Kurti në Fol.
Kurti po ashtu ka thënë është e befasishme heshtja e ambasadave karshi emërimit të rrugës Sllobodan Millosheviç.
“E befasishme është heshtja e Qeverisë e ambasadave për këtë dhunim të institucioneve dhe historisë”, ka thënë Kurti.