Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Opinion,në TV Klan, ka shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë.
“Kosova nuk duhet të jetë shtet multietnik sepse serbët përbëjnë vetëm 6 % të popullsisë jo 40 %, sepse Kosova duhet të jetë shtet i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.”
“Unë nuk jam kundër të drejtave të serbëve ata duhet të kenë të drejtat e veta, por unë jam kundër të drejtave të Serbisë që i kërkon brenda Kosovës,” ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.