Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e një ushtrie moderne për Kosovën dhe Shqipërinë, duke vlerësuar trashëgiminë kombëtare dhe nevojën për vetëdije të lartë shtetërore.
Ai njoftoi se Republika e Kosovës këtë vit shpenzon mbi 2% të bruto produktit vendor për ushtrinë, duke trefishuar buxhetin për mbrojtje, dyfishuar numrin e ushtarëve, katërfishuar trajnimet dhe shumëfishuar shpenzimet për pajisje, armatime dhe municione.
“Si komb të fortë, neve na ka mbajtur oda, çiftelia, pushka, kënga e vallja. Por, nga komb i fortë, nga ndjenja e fortë kombëtare, duhet të kalojmë tek vetëdije e lartë kombëtare e shtetërore, tek një ushtri që na mbron dhe i del zot atdheut. Prandaj, e kemi të domosdoshme që edhe Kosova, edhe Shqipëria, të kenë ushtri moderne, me standarde të NATO-s”.
“Është viti i tretë që Republika e Kosovës e kalon 2% të bruto produktit vendor si investim për ushtrinë, për mbrojtjen tonë. Buxhetin për mbrojtje e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet janë vendit për oficerët dhe nënoficerët i kemi katërfishuar, ndërkaq buxhetin dhe shpenzimet për pajisje, armatime dhe municione ushtarake i kemi qindfishuar”, tha Kurti në takim me mërgatën e Zvicrës.
Follow Efekt domino në Evropë: Ukraina anëtare e BE-së në 1 janar 2027, hapet rruga edhe për 8 vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë
Read more


















