Albin Kurti infektohet me COVI

E publikuar: 28/10/2020 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E MËRKURË, 28 TETOR 2020 09:21 | KOSOVAPRESS

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me COVID-19.

Kurti ka treguar se shkak i simptomave të shfaqura është testuar e për çka ka rezultuar pozitiv.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti.