Albi Isakaj: Duhet shumë punë të më lidhë një vajzë!

E publikuar: 05/10/2017 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albi Isakaj këtë sezon televiziv është pjesë e spektaklit “Dance with me”, çift kërcimi me aktoren Anna Likaj, mbesa e motrave Inis dhe Ingrid Gjoni. Për tërheqjen e të kundërtave mes tyre dhe çfarë fshihet pas një djali të bukur si ai, Albi i rrëfen për gazetën “Panorama”:

Para pak kohësh u shpalle djali më seksi në një sondazh shqiptar. Mendon se të kanë votuar djemtë apo vajzat më shumë?

Ai sondazh, në fakt, ishte një surprizë për mua, por nga komentet që pashë ishin sigurisht vajzat ato që më kishin votuar. Dhe me të drejtë (qesh).

Pas eksperiencës si prezantues në “In Tv”, të shohim si kërcimtar në spektaklin “DWM”. Ke pasur ndonjë lidhje të hershme apo të vonë me kërcimin?

Ftesa për në “Dance with me” ishte një surprizë e bukur, pasi gjithmonë më ka pëlqyer kërcimi. Nuk kam bërë ndonjë shkollë baleti, lidhja e vetme që kam është eksperienca si valltar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Peshkopi (vendlindja ime), kur isha vetëm 5 vjeç.

Dimë që çiftëzimi për këtë sfidë nuk është shumë i thjeshtë mes VIPave, pasi jo të gjithë përshtaten me njëri-tjetrin. Ti si u ndjeve me Anna Likajn, ndodhi ajo kimia e trupave që në momentin e parë?

Anna është një vajzë fantastike dhe dua ta theksoj se kam qenë me fat që jam në çift me të. Kimia erdhi krejt natyrshëm, pavarësisht se jemi tipa komplet të ndryshëm. Ja që të kundërtat tërhiqen vërtet.

Anna u shpreh pak me shaka në ekran se në këtë show merr pjesë jo për të fituar, por për të gjetur partner. Sa gjasa ka që ti, në mos burri, të jesh i dashuri i saj?

(qesh)Anna vazhdon akoma të jetë në kërkim të burrit. Nuk i dihet asnjëherë, kemi plot javë konkurrimi përpara. E sigurt është që pa gjë, nuk do të mbetemi as njëri, as tjetri (qesh).

Pak kohë më parë u komentove në rrjetet sociale për lidhje me një vajzë simpatike, me flokë të shkurtra. Mund të thuash diçka për të?

Vajza me flokët e shkurtra është një nga mikeshat e mia më të mira. Duhet punë dhe përpjekje që një femër “të më lidhë” mua (qesh).

Kthehemi te gara, si ndihesh kur mbaron kërcimi dhe nis gjykimi i jurisë. U druhesh komenteve të Bert Aliajt, apo do t’u përgjigjesh më të njëjtën monedhë?

Çdo koreografi e Albi Nakos që realizojmë në skenë është një adrenalinë e paparë, të cilën e shijoj në maksimum. Gjykimi i jurisë është pjesë e spektaklit, dhe si i tillë duhet marrë me sportivitet, këtu nuk përjashtohet as Berti. E rëndësishme është të kënaqemi, kështu kënaqet edhe publiku që na ndjek./Panorama.al/