Albert Bunjaki paralajmëron largimin

E publikuar: 03/09/2017 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjkit ka paralajmëruar se së shpejti do të largohet nga pozita që ka, edhe pse Kosova është projekt i tij i jetës.

“Rruga ime ka filluar në vitin 2002 dhe kemi angazhuar shumë lojtarë dhe pa stadium, dhe më dhemb shumë. Kosova është projekt i jetës sime por do të largohem shumë shpejt”, tha ai.

Bunjaki duke folur për ndeshjen e sotme, ka deklaruar se aspektin taktik ishte paraqitja më e mirë, pasi performanca e lojtarëve ka qenë shumë e lart.

Ai në konferencën për media ka thënë se ka pritur një lojë më të vështirë dhe përqendrimi më shumë në mbrojtje ka qenë i domosdoshëm, pasi ishin kundër Kroacisë.