Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e vogël e këngëtares Albërie, ka një talent tjetër përveç këndimit.
Pak minuta më parë, në profilin e saj në “Instagram”, Albëria ka postuar një video të vajzës së saj, e cila kërcen vetëm në një dhomë.
E veshur me pantallona të shkurtra, Anxhelina bën lëvizje provokuese dhe joshëse. Nga statusi i Albëries pas kësaj videoje, “Këtë po kërkoja”, duket që këngëtarja do të tregojë pasionin e së bijës edhe në fushën e kërcimit.
Me sa duket, mami Albëria kujdeset të promovojë imazhin e së bijës edhe pse ajo për momentin jeton në Amerikë dhe ka prioritet studimet.