Albërie Hadërgjonaj ekspozon gjoksin me veshje të punuar me elemente kombëtare

E publikuar: 09/11/2017 04:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është shumë aktive me koncerte, në të cilat gjithnjë performon ‘live’.

Përkundër viteve, Albëria vazhdon të jetë në top formë, dhe këtë gjë e vërteton edhe përmes paraqitjeve të saj, në të cilat shfaqet gjithnjë atraktive.Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga koncerti i saj më i fundit që ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo kishte veshur një fustan të zi dhe të gjatë, i punuar me dantellë dhe elemente kombëtare.

Albërie Hadërgjonaj dukej bukur në koncertin e saj të fundit, veshur me një fustan të zi, qëndisur me elemente kombëtare.

Mirëpo, fustani i dizajnuar nga Valdrin Sahiti i kishte lejuar paksa këngëtares që të shfaqte më hapur pjesën e gjoksit. Megjithëse dukej bukur duke vënë në pah gjoksin atraktiv, Hadërgjonaj dukej se duhej të bënte më shumë kujdes në mos-ekspozimin e tepërt, pasi nuk preferohet një gjë e tillë me veshjet me elemente kombëtare.