Përkundër se është bërë gjyshe, Albërie Hadërgjonaj konsideron se është akoma e re.
“Unë jam ende e re. Shoqet e mia në këtë moshë kërkojnë ende princin e kaltër. Njerëzit mendojnë që jam më e madhe në moshë dhe nuk kanë faj, sepse jam ngjitur në skenë herët”.
“Edhe sepse i kam vajzat e rritura dhe tani jam bërë edhe gjyshe. Por, po të martohesh që fëmijë, kështu do të ndodhë”.
“Dhe mund të mendojnë që meqë artistet e kurojnë shumë imazhin, unë duhet të jem shumë më e madhe seç tregoj, por jo, unë i tregoj të gjitha vitet e mia, sepse, të them të drejtën, nuk kam pasur një jetë të lehtë”, ka deklaruar këngëtarja në një intervistë për RevistaClass.
Ajo ka folur shkurt për ndarjen nga bashkëshorti, me të cilin nuk është bashkë qe shtatë vite.
“U bënë shtatë vjet që nuk jemi bashkë. Është një ngjarje e së shkuarës tashmë dhe unë do të doja të flisja për gjërat e reja dhe të bukura”, ka thënë Albëria.