Alban Krasniqi me paralajmërim të ashpër: Presidenti po tenton të luaj me parimet dhe rregullat e demokracisë, nuk do ndalemi

E publikuar: 22/05/2020 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alban Krasniqi, aktivist i VV-së dhe bashkëshorti i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka lëshuar një paralajmërim  të ashpër për presidentin Thaçi.

Sipas Krasniqit, presidenti po tenton të luaj me parimet dhe rregullat e demokracisë.

“Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional.
Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin.
Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë.

Nuk do ndalemi!

Deri në çkapjen e shtetit!

Deri në bërjen e republikës!