Alban Hyseni viziton veteranët e UÇK-së në Gjilan

E publikuar: 23/09/2025 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes Shemsi Sylën dhe kandidatin për Asamble, Kushtrim Zeqirin, ka vizituar sot përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Takimet me veteranët janë gjithmonë të veçanta, sepse aty ndihet fryma e sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare,” tha Hyseni, duke theksuar se respektimi i kontributit të tyre dhe ndërtimi i një shoqërie më të drejtë do të jenë prioritet i qeverisjes së tij.