Alban Hyseni viziton RC Cola në Gjilan: Mbështetja për bizneset sjell zhvillim dhe vende pune

E publikuar: 25/09/2025 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi kompaninë RC Cola, duke e vlerësuar si një histori suksesi dhe model të zhvillimit ekonomik vendor.

Ai u shpreh i impresionuar me profesionalizmin e stafit dhe theksoi se mbështetja për biznese si RC Cola është thelbësore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin ekonomik të komunës.

“Kur bizneset kanë përkrahje të duhur, zhvillimi është i pashmangshëm,” tha Hyseni.