Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka vizituar sot zonjën Blerta Rexhepi, një ndër sipërmarrëset e suksesshme të qytetit, e cila ka përfituar grant në pajisje për zhvillimin e biznesit të saj.
Gjatë takimit, Hyseni u interesua për sfidat dhe planet e zonjës Rexhepi, duke theksuar përkushtimin për përkrahjen e grave në rrugëtimin e tyre drejt suksesit në fushën e biznesit. Ai tha se iniciativa të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
#BASHKËpërGjilanin.

















