Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, të cilin e cilësoi si shpirtin kulturor të qytetit.
Gjatë vizitës, Hyseni u takua me artistë dhe punonjës të këtij institucioni, duke vlerësuar kontributin e tyre në ruajtjen e traditës përmes artit dhe kulturës.
Lajmi i plotë:
“Përkrahja për ta është përkrahje e identitetit kombëtar dhe BASHKË do ta vazhdojmë mbështetjen, me theks të veçantë në krijimin e Ansamblit të Qytetit,” tha Hyseni në postimin e tij.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve e ruan shpirtin kulturor të qytetit tonë, duke i dhënë jetë traditës përmes këngës e valleve.
Sot e vizitova këtë institucion, ku takova artistë dhe njerëz që me pasion dhe përkushtim e mbajnë gjallë artin dhe kulturën e Gjilanit.
Përkrahja për ta është përkrahje e identitetit kombëtar dhe BASHKË do ta vazhdojmë mbështetjen e këtij institucioni kulturor, me theks të veçantë krijimin e Ansamblit të Qytetit.
#BASHKËpërGjilanin


















