Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, mori pjesë në një takim me vajza dhe gra të qytetit, të organizuar nga kandidatja për Asamble, Mimoza Kadriu Qerimi.
I shoqëruar nga Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit dhe kryetare e Grave në Lëvizje, Hyseni foli për rëndësinë e përfaqësimit të grave në nivel lokal dhe mbështetjen që u është dhënë atyre gjatë mandatit të tij të parë.
“Politikat gjinore janë gjithmonë të domosdoshme dhe një hap i sigurt për zhvillimin e shoqërisë sonë,” u shpreh Hyseni.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi mora pjesë në takimin e organizuar nga kandidatja jonë për Asamble, Mimoza Kadriu Qerimi, me vajza dhe gra të Gjilanit.
Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e Grave në Lëvizje, Albulena Haxhiu, folëm për rëndësinë e përfaqësimit të grave në nivelin lokal dhe për mbështetjen që ju kemi ofruar atyre gjatë mandatit tonë të parë qeverisës.
Jam i bindur se politikat gjinore janë gjithmonë të domosdoshme dhe një hap i sigurt për zhvillimin e shoqërisë sonë.
#BASHKËpërGjilanin

















