Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht kryetari aktual, Alban Hyseni, ka prezantuar sot zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen më 12 tetor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni theksoi rëndësinë e ekipit që e përfaqëson dhe energjinë që ky grup sjell në garën zgjedhore.
“Kjo është lista jonë, këta janë njerëzit tanë – kjo është forca jonë për zgjedhjet e 12 tetorit! 🗳️ Faleminderit Gjilan për prezencën dhe pjesëmarrjen madhështore! 🤝🏻”, ka shkruar ai.
Prezantimi u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe mbështetësve të tij, duke treguar një mobilizim të fuqishëm të strukturave dhe simpatizantëve në prag të fushatës zgjedhore.
Hyseni po synon edhe një mandat tjetër në krye të komunës, duke u mbështetur në performancën e deritanishme dhe një ekip të cilin e cilëson si të përkushtuar dhe të gatshëm për të vazhduar punën për Gjilanin.
Me moton #vazhdojmëpërGjilanin, fushata e tij synon të ndërtojë mbi arritjet ekzistuese dhe të ofrojë një vizion të qëndrueshëm për të ardhmen e qytetit.


















