Alban Hyseni nga “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve”: Energjia e qytetarëve është forca jonë

E publikuar: 26/09/2025 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime me banorët e dy lagjeve të mëdha të qytetit, “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve I”.

I shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, si dhe kandidatët për Asamble, Kushtrim Zeqiri dhe Shpend Nuhiu, Hyseni ndau vizionin për katër vitet e ardhshme, të cilat i cilësoi si vite të projekteve të mëdha.

“Energjia e qytetarëve është fuqia jonë më e madhe. Bashkë për fitoren tonë, për Gjilanin,” u shpreh Hyseni.