Alban Hyseni ndan 313 mijë euro për trajtimin e qenve endacak në Gjilan

E publikuar: 31/07/2025 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 313 mijë eurosh për trajtimin e qenve endacak në qytet, shkruan Infosot.

Kontrata është lidhur me grupin e operatorëve ekonomikë “Veterina” dhe “Vet Max SH.P.K.” nga Vushtrria, të cilët kanë ofruar çmimin më të ulët në një proces të hapur tenderimi, ku ishin pranuar dy oferta.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara nga Kuvendi Komunal, kjo kontratë ka një kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe parasheh shërbime të vazhdueshme për trajtimin e qenve endacak në territorin e Gjilanit.

Megjithëse vlera fillestare e parashikuar ishte 380 mijë euro, tenderi fitues u mbyll me çmimin 313,700 euro, raporton Infosot.

Financimi i projektit është bërë nga mjetet vetanake të Komunës së Gjilanit, ndërsa ky aktivitet është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët i ofruar. Në total janë pranuar dy tenderë, të cilët kanë qenë të përgjegjshëm. Vlera më e lartë e ofruar në këtë tender ka qenë 369,000 euro, ndërsa grupi fitues ka ofruar çmimin më të ulët 313,700 euro./Infosot/

B52 Njoftimi per nenshkrimin e kontrates