Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është duke lobuar për njohjen e Kosovës nga Spanja dhe Ukraina.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili ka bërë të ditur se është lob i përbashkët me përfaqësueset e të gjelbërve nga Ukraina.
“Lob i përbashkët me përfaqësueset e të gjelbërve nga Ukraina, për njohje të Kosovës nga Spanja dhe Ukraina.
“Call Spain to #recognize the Republic of Kosova and Ukraine too”.”, ka shkruar Hysnei.
Së bashku me kryetarin e Gjilanit ka qenë edhe kryetari i Shtimës, Qemail Aliu dhe ai i Kamenicës Kadri Rahimaj, po ashtu edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli.
Ky delegacion nga Kosova po marrim pjesë në një konferencë në Spanjë.
/InfoSot/
















