Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka siguruar shumicën e votave me kusht dhe atyre të nevojave të veçanta.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, Hyseni udhëheq me 63.64% të votave me kusht – 35 vota, e po ashtu ka rrëmbyer 56.76% të votave me nevoja të veçanta apo 84 vota.
Nga ana tjetër, Arbër Ismajli ka siguruar 36.36% të votave me kusht – 20 vota, derisa nga ato me nevoja të veçanta, ka marrë 43.24% të votave të tyre – 64 vota.
Alban Hyseni fitoi edhe një mandat në krye të Gjilanit në balotazhin e 9 nëntorit.


















