Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidat për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka theksuar rolin kyç të grave dhe vajzave në zhvillimin e qytetit. Në një takim të mbajtur së fundi, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, banorët e Gjilanit pritën me entuziazëm dhe energji pozitive liderët e VV-së, duke shprehur mbështetje për fitoren e 12 tetorit.
Hyseni njoftoi se fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje do të jetë prioritet kryesor pas zgjedhjeve, ndërsa gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi do të jenë thelb për zhvillimin e mëtejshëm të komunës.
“Jemi BASHKË!”, përfundoi ai, duke nënvizuar nevojën për unitet dhe angazhim të përbashkët për të ardhmen e Gjilanit.
Postimi i plotë:
Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca më e madhe që ka qyteti ynë.
Në një atmosferë të mrekullueshme, sot na nderoi me prezencë kryeministri Albin Kurti, ku u pritëm ngrohtë dhe me energji pozitive – të bashkuar për fitore.
Fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje do të forcohet pas 12 tetorit dhe gjithëpërfshirja do të jetë prioritet.
Jemi BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin



















