Alban Hyseni: Gjilani pret artistë nga bota në edicionin e 8-të të Festivalit “Rising Stars”

E publikuar: 27/09/2025 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar “Rising Stars”, i cili po mbahet në këtë qytet gjatë muajit shtator.

I organizuar nga Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, festivali mblodhi artistë të rinj dhe të talentuar nga vende të ndryshme, të cilët, sipas kryetarit Hyseni, “e zbukuruan mbrëmjen me talentin dhe pasionin e tyre.”

“Gjilani ynë po shkëlqen në skenën kulturore ndërkombëtare,” u shpreh Hyseni, duke vlerësuar rolin e këtij festivali në promovimin e kulturës dhe të rinjve në nivel ndërkombëtar.