Alban Hyseni: Është dëshmuar që me Albin Kurtin Kosova ecën përpara me vizion të qartë për të ardhmen

E publikuar: 19/12/2025 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka zhvilluar sot takim zgjedhor me kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai njofton se pjesëmarrës ishte edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Takimi u zhvillua në shkollën “Nazmi Hoxha në Gjilan”, ku sipas Hysenit kishim përkrahje të fortë nga qytetarët që besojnë në Qeverinë Kurti.
Ai thotë se është dëshmuar që me Albin Kurtin Kryeministër Kosova ecën përpara.
“Lëvizja e ka dëshmuar gjithmonë që me Albin Kurtin Kryeministër, Kosova ecën përpara me projekte të mëdha dhe vizion të qartë për të ardhmen. 116 është numri i fitores së madhe të 28 dhjetorit! Për Kosovën tonë, me siguri e begati!”