Vetëm një ditë pasi i ra të fikët dhe disa ditë pas fillimit të spekulimeve rreth shëndetit të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, vjen edhe një deklaratë “bombë” – kësaj radhe nga një mjek i njohur.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për mjekun e njohur Bennet Omalu, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Hillary Clinton mund të jetë helmuar.
“Këshilloj që Clintonit t‘i bëhet një analizë toxikologjike në gjak”, ka shkruar ai. “Është e mundur të jetë helmuar”.
I must advice the Clinton campaign to perform toxicologic analysis of Ms. Clinton’s blood. It is possible she is being poisoned.
Pastaj në cicërimën e dytë të tij në Twitter ai shkruan: “Unë nuk u besoj z. Putinit dhe z. Trumpit. Me ata dy gjithçka është e mundur”.
Omalu, është shumë i njohur në fushën e tij. Ai ishte marrë me vdekjen e disa lojtarëve, për të cilët zbuloi se ata kishin prani helmesh në tru, e cila u kishte shkaktuar vdekjen.
Shëndeti Klintonit u fut në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, pasi ajo u desh të linte ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit.