Alarmi për një pako të dyshuar me eksploziv në një dyqan te rruga “Petro Nini” në Tiranë ka rezultuar fals.
Pakoja u gjet në një dyqan rrobash të përdorura, pranë vazos në brendësi të biznesit. Rasti u raportua nga pronarja e dyqanit B.Aliaj pasi pretendonte se në pako kishte eksploziv.
Njësia antieksploziv mbërrti në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimeve pas rreth 30 minutash rezultoi se alarmi është fals dhe në pako nuk kishte lëndë shpërthyese, siç u dyshua fillimisht për C4. Ngjarja pqërhapi panik te banorët e kësaj zone të populluar në kryeqytet, ndërsa policia sekuestroi kamerat e sigurisë për të parë autorin e vendosjes së pakos./newsbomb.al/














