Një kërcënim i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka alarmuar udhëtarët aty, dhe Policinë e Kosovës.
Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.
Në komunikatën e policisë thuhet se puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët e udhëtarë kanë vazhduar udhëtimet e tyre.
“Policia e Kosovës, pas verifikimit dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte raportuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ka vërtetuar se këto informacione kanë rezultuar të jenë të rrejshme.Puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët/udhëtarë kanë vazhduar udhëtimet e tyre. Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin e saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e policisë.


















