Alarmante: Tash e 15 vjet s’ka të dënuar për korrupsion!

E publikuar: 28/01/2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas raportit të fundit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” që Kosovën e rendit më së keqi në rajon për nivel korrupsioni, në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe organizatën “Cohu”, e shohin tragjike këtë vlerësim, duke thënë se nuk kemi lëvizuar aspak me pikë vlerësimi nga viti në vit. Shqetësuese për ta mbetet fakti që tash e 15 vjet asnjë rast s’është dënuar për korrupsion, ndërsa vetëm nga Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë dërguar në prokuroi, mbi 1400 emra të përfshirë në korrupsion.
Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe të organizatës “Çohu” e cilësojnë renditjen e Kosovës nga organizata ndërkombëtare “Transparency International” për vitin 2015 si tejet shqetësuese dhe tragjike. Sipas tyre, ky vlerësim për nivelin e korrupsionit dëmton si procesin e liberalizimit të vizave ashtu edhe proceset tjera.

“Nuk ka progres që nga viti 2013 dhe transaprenca ndërkombëtare kosovën e vlerëson me koificionetin 3.3 dhe me pa me të cilat shtete renditemi është për të të ardh keq….mbetemi aty ku ishim si ne 2013.. për tek luftimi i korrupsionit mbete shumë për të dëshiruar disi instituc e vendit po kanë probleme të tjera apo po i krijonë me qëllim apo ajo është pozicion real por kurrsesi spo arrijmë që lufta kundër korrupsinit të jetë në listën e prioriteteve”, tha Hasan Preteni, Agjenicia Kundër Korrupsionit

“Niveli i korrupsionit sipas TI i njejti sic ka qenë vitin e kaluar, kjo është shumë shumë tragjike për Kosovën sepse ne jemi në procesin e liberalizimit të vizave, procesit të integrimit evropian dhe me një nivel të tillë të korrupsionit konsideroj se do të kemi shuëm probleme për t’i përmbushur këto procese”, tha Arton Demhasaj, “Çohu”

Tash e një dekadë e gjysmë askush nuk është dënuar për korrupsion dhe aktakuzat vazhdojnë të mos bëhen të ditura, vë në pah drejtuesi i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni.

“Po vazhdohet të mos publikohen aktatakuzat që të mos ketë aktgjykime meritore dhe që 15 vjet pas luftës askush në Koosvë nuk u dënua për korrupsion e mos të flasim për konfiskim, dmth fliete shumë hetohet pak por s’gjykohet fare…”, tha Hasan Preteni, Agjenicia Kundër Korrupsionit.

Duke parë se Kosova vazhdon të prijë për nivel të lartë të korrupsionit në Ballkan dhe në Evropë, Arton Demhasaj nga orgnizata Çohu thotë se prokuroia dhe gjyqësori duhet t’i hapin sytë dhe t’i dënojnë njerëzit e korruptuar.

“Barra më e madhe iu bie institucioneve te drejtësisë, prokuroisë dhe gjykatave të cilat thjeshtë duhet seriozisht të ulen dhe të merren me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, të ngritin aktakuza prokurorët dhe gjyqtarët t’i shqyrtojnë këto lëndë dhe t’i gjykojnë dhe dënojnë njerezit e korruptuar.Sepse kur i shohim se Kosova është vendi më i korruptuar në Evropë, vendi më i korruptuar në Ballkan edhe kur ulemi i shikojmë statistikat e prokurorisë dhe gjykatave shohim se ka shumë pak lendë që denohen bile shumë pak me burgim. Kjo tregon ose në Kosovë nuk paksa korrupsion po krejt këto raporte qenkan të gabueshme ose prokuroritë dhe gjykatat nuk po e luftojnë korrupsionit si duhet”, thote Arton Demhasaj nga OJQ “Çohu”, transmeton blic.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion thonë se janë dorëzuar në Prokurori 1400 emra të përfshirë në korrupsion, por këto raste ende s’ kanë marrë epilogun. Edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Greg Delavi, u shpreh I pakënaqur me raportin e fundit të Organizatës “Transparency International”, në të cilin Kosova renditet e 103-ta, me 33 pikë, në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2015, më keq se sa të gjitha vendet e rajonit.