Alarmante – Shtohen rastet me kancer në Shqipëri, rreth 15 pacientë konsultohen për kimioterapi çdo ditë

E publikuar: 05/02/2025 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sëmundjet tumorale vazhdojnë të shtojnë numrin e pacientëve në radhët e tyre.

Në vitin 2024, në Shqipëri u regjistruan rreth 4 mijë raste me të gjitha llojet e tumoreve. Shifrat më të larta ishin për kancerin e gjirit tek gratë dhe të mushkërive tek meshkujt.

“Gjiri prek gratë nga mosha 20 e ca vjeç deri në 90 vjeç . Nëse risku për një grua është 1 në 400 gra me rritjen e moshën në 70 vjeç shkon 1 në 12, kanceri pulmonary, duhanpirja dhe koha e duhanpirjes kanë impakt në shfaqjen”,-tha Anila Pema, mjeke onkologë.

15 paciente çdo ditë konsultohen në shërbimin e kimioterapisë për mënyrën e trajtimit të sëmundjes.

“Në kimio terapi bëhen 14-15 vizita çdo ditë që konvertohen në afro 3000 konsulta kimioterapie në vit një pjese janë paciente që e kanë kapur hershëm dhe vazhdojnë me mjekim dhe s’ka nevojë për kimio sikundër disa janë pacientë që kanceri është rikthyer”, – tha mjekja Anila Pema.

Sipas mjekëve, sëmundjet tumorale, jo vetëm por rriten por ato po hasën gjithmonë e më shumë tek moshat e reja. Veç gjenetikës, faktorët janë të shumtë.

“Ka dhe faktorë ambiental, stili i jetesës, ushqimet ndotja këto janë element që janë vlerësuar në botë, por dhe stresi duhanpirja”

Disa pacientë, shkojnë vonë tek mjeku, duke mos i shpëtuar fundit fatal, por si dhe kur jemi në kohë për të parandaluar.

“Kanceri i qafës së mitrës në vlerësimin e paptestit, kanceri i kolonit në moshën 50 vjeçare, kanceri pulmonary me anë të një skaneri, për ata që vuajnë nga duhanpirja, mamografi për kancerin e gjirit pas moshën 40 vjeçare”,-tha mjekja.

Sipas të dhënave të OBSH, 1 në 4 persona në Evropë janë të predispozuar për të bërë kancer, ndaj fokusi është tek parandalimi dhe kapja e hershme.