Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka kërkuar të ndërpritet procesi i demarkacionit me këtë shtet.
Ai ka thënë se nga ky proces Republika e Kosovës rrezikon të humbet mbi 12 mijë hektarë për faktin se janë deformuar kufijtë e 74’tës. Ai ka thënë se vijat e propozuara janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi, shkruan Epoka e Re.
Lajçi ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk është dashur të aporovojë raportin teknik të Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ai ka bërë thirrje të ndryshohet përbërja e Komisionit për demarkacion dhe të rishikohet i tërë procesi.