Bashkimi Europian ka nisur të marrë masa sa i takon pastrimit të parave në vendin tonë.
Ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje për të përgatitur të gjithë terrenin e nevojshëm për të goditur korrupsionin në nivele të larta.
Këshilli i Europës do të dërgojë në Tiranë një grup ekspertësh të cilët do të zhvillojnë seminare dhe trajnime pikërisht për të frenuar parandalimin e parave dhe për të sekuestruar pasuritë e vëna nga aktivitetet kriminale, shkruan gazeta SOT.
Seminari do të mbulojë çështje si fleksibiliteti i provave për dënimet e pastrimit të parave, masa e ndjekjeve penale për çështje të specifikave të ndryshme, përdorimi i qasjes së zgjeruar të konfiskimeve si një masë kundër aktivitetit të krimit të organizuar, dhe prezantimi i standarteve kombëtar dhe europiane për sekuestrimin pa dënim penal.
Dokumenti teknik i analizës së kuadrit ligjor dhe rekomandimet përforcuese janë zhvilluar nga një ekspert i Këshillit të Europës.
Dokumenti do të prezantojë zbulimet e tij gjatë seminarit. Ky aktivitet do të ndiqet nga trajnimet e gjykatësve e prokurorëve për shtimin e kapaciteteve të tyre në ndjekjen penale dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimet.
















