27 shkolla do të qëndrojnë të mbyllura në Belgjikë, në rajonin e Brabanit dhe Brukselit, sepse në mbrëmjen e së dieles, është dhënë një alarm për bombë.
Njoftimi u bë nga Drejtoria e Arsimit Wallonia në Bruksel.
Kjo drejtori vendosi që ta ndërmarrë këtë hap për të respektuar “parimin e kujdesit”.
Informacionet lidhur me ngjarjen po inspektohen nga ana e policisë dhe gjatë ditës pritet të jepen më shumë informacione.