Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinë ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një alarm për bombë.
Zëdhënësja për media të Aeroportit, Valentina Gara nuk ka dhënë sqarime, por ka treguar se është rrugës për në Aeroportin e Prishtinës.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e publikimit të lajmit.
Ndryshe, në Aeroportin e Prishtinës, janë parë policë të shumtë të cilët kanë dalë në vendngjarje.