Fluturimi i Turkish Airlines, me destinacion Sao Paolon, ka bërë aterim emergjent në Casablanca, pas alarmit se në të gjendet një bombë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj kompanie.
Fluturimi TK15 është nisur nga Stambolli të hënën, ndërsa ka ateruar në qytetin Maroken pasi drejtuesit morën një shënim që në njërin nga tualetet e aeroplanit kishte bombë.
Pasagjerët janë evakuuar menjëherë nga aeroplani, raporton AFP.