“Al Petrol” reagim lidhur me mbylljen e njërës nga pikat e kompanisë

E publikuar: 15/09/2016 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në reagimin e “Al Petrol” thuhet se këtë pikë të shitjes e kishin me qera nga AKP-ja dhe se sipas marrëveshjes kompania ka tërhequr mallin dhe gjësendet e saja, për këtë edhe posedon me procesverbalin e pranim – dorëzimit.

Ky është reagimi i plotë i “Al Petrolit”:

Kompania Al Petrol dëshiron që për hir të informimit të drejtë të opinionit të ofroj disa fakte te vërteta lidhur me artikullin e botuar në disa portale te caktuara, lidhur me mbylljen e njërës nga pikat e kompanisë.

Kompania e derivateve të naftës Al Petrol, konfirmon që ka operuar në pikën e saj të karburantit në Shupkovc të Mitrovicës, konform kontratës që e ka pasur me AKP-në, për shfrytëzimin e objektit në fjalë me qira. Al Petro ka tërhequr mallin dhe gjësendet e saja sipas kontratës me AKP-në, për këtë edhe posedon me procesverbalin e pranim – dorëzimit.

Ndërkaq demantojmë gjithçka që është thënë në disa artikuj se kinse Al Petrol paska ndonjë detyrim ndaj punëtorëve.

Punëtori Hajrullah Hoxha, ka thënë disa të pavërteta për Al Petrol, se kinse punëtorëve nuk u janë dhënë pagat, por ne e konfirmojmë që personi në fjalë dhe të tjerët i kanë marrë pagat me datën 05.09.2016, dhe kjo mund të vërtetohet edhe në gjendjet bankare, të cilën mund ta bëjmë publike për mediet.

Për më tepër Hajrullah Haxhiu, kurrë nuk ka qenë punëtor i përgjegjshëm dhe ka abuzuar me punëtorët. Al Petrol ka dëshmi të incizuara dhe mund ti dëshmojë të gjitha ato që thuhen në këtë reagim.

Sa për informim të opinionit Al Petrol në të njëjtën kohë i ka liruar edhe disa pika të tjera pas skadimit të kontratës së qiramarrjes nga AKP, për të cilat nuk ka pasur as edhe një ankesë të vetme nga asnjë palë.

Përveç kësaj Al Petrol pritet që së shpejti sipas strategjisë të bëjë hapjen e disa pikave të tjera, konkretisht e para do të jetë në Lagjen “Veternik” e cila do të përurohet këto ditë, thuhet në komunikaten e Al Petrol.