Akuzojnë Luan Golën për manipulim zgjedhor në nëndegën e tretë në Gjakovë

11.04.2015 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Akuzojnë Luan Golën për manipulim zgjedhor në nëndegën e tretë në Gjakovë

Disa delegatë dhe anëtarë të Nëndegës së Tretë të LDK-së në Gjakovë, akuzojnë Luan Golën, për manipulim të procesit zgjedhor në këtë nëndegë.

Në reagimin e tyre thuhet se, Luan Gola është dëshmuar disa herë në funksionin e organizatorit të zgjedhjeve partiake të LDK-së në Gjakovë se ka sabotuar në mënyrën më primitive këtë proces.

“Dëshmitë janë për probleme në shumë nëndegë që janë raportuar nê Qendër në LDK si dhe në medie. Skandali i radhës ndodhi në nëndegën e tretë”.

“Gola ftoi kuvendin e nëndegës së tretë, për sonte, 10.04.2015 në orën 20:00, në zyrën e LDK-së në Gjakovë (te Çarshia e Jupave). Ai shfrytëzoi ceremoninë mortore të një aktivisti të LDK-së, duke shpresuar që një pjesë e konsiderueshme e delegatëve të regjistruar në listat e dorëzuara në administratë dy muaj më herët, nuk do të marrin pjesë në kuvendin e paralajmëruar”, thuhet në reagim.

Përkundër kësaj, delegatët shkuan në vendin e caktuar per kuvend. Pos administratorit askush nuk ishte prezent. Pasi u prit për një kohë, z. Gola nuk erdhi në kuvend, fakt që delegatët e vlerësuan painteresim të tij. Për këtë arsye, delegatët vendosën që ta mbajnë vet kuvendin dhe nxorën strukturën e re të nëndegës si dhe të shtatë delegatët për kuvendin e degës”.

“Pas procesit, na erdhi informacioni që z.Gola është mbledhur bashkë me disa kushërinj të tij në një kafiteri për të vazhduar manipulimin me procesin zgjedhor. Delegatët shkuan në atë vend dhe gjetën z.Gola duke mbajtur kuvend klandestin zgjedhor të nëndegës së tretë me njerëz që s’i përkasin kësaj nëndege dhe me njerëz që nuk i përkasin as LDK-së”.

“Ai na kërkoi që ta lëshojmë sallën duke na thënë që nuk përkasim në LDK dhe nuk kemi të drejtë të marrim pjesë në kuvend. Përkundër kësaj kishte tendenca praktike nga disa individë për dhunë fizike”
“Kërkojmë reagimin e strukturës qendrore të LDK-së për të rikthyer normalitetin dhe ligjshmërinë në zgjedhjet partiake në LDK të Gjakovës”, thuhet në reagimin e anëtarëve të LDK-së, delegatët e nëndegës së tretë të LDK-së në Gjakovë.

Struktura e zgjedhur nga delegatët legjitimë të Nëndegës së Tretë:
Kreshnik Bakija, kryetar
Driton Gërqari, nënkryetar
Valdet Spahija, sekretar
Delegatët e nëndegës së tretë të deleguar për kuvendin zgjedhor të degës në Gjakovë:
Kreshnik Bakija
Fetah Bakija
Valdet Spahija
Xhevdet Pajaziti
Nexhdet Ukmata
Blendi Bakija
Driton Gerqari

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit