BenQ Digital Camera
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër Ilir Tolajt, ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë i dënuar para dy vjetëve me 18 muaj burg për keqpërdorime në këtë Ministri. Bekim Fusha, drejtor i Departamentit Farmaceutik në MSh, ishte shpallur i pafajshëm në këtë proces maratonik gjyqësor.
Por, ai sërish do të jetë në bankën e të akuzuarve bashkë me Zenel Kuqin, ish-menaxher i Departamentit të Prokurimit. Në bankën e të akuzuarve para gjyqit, do të ulen edhe inspektorja e farmacisë Remzije Thaçi, së bashku me koleget e saj Valentina Haxhija dhe Florije Tahiri shkruan zeri.
Edhe biznesmenët Shpend Agani dhe Arion Lleshi do të dalin në gjyq si të akuzuar. Agani është kushëri i afërt i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit.
Grupi prej shtatë të pandehurve, sipas Prokurorisë për shkak të shkeljeve kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë rreth 700 mijë euro.