Akuzat/Shqipëria lavatriçe e parave të krimit

E publikuar: 15/11/2017 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur t’i përfshijë të gjithë në veting veç vetes së tij dhe 40 hajdutëve. Këlliçi duke bërë një paralelizëm me shprehjen e gjyqtarit të famshëm antimafia Giovani Falcone, shkruan se nëse sot do të ndiqen paratë do të gjesh Edi Ramën. Ai e akuzon Kryeministrin se e ka kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave kriminale vendase dhe të huaja.

Komenti i Belind Këlliçit

“Ndiq paratë dhe do të gjesh mafian” deklaronte dikur Falcone.

Sot ndiq paratë dhe do gjesh Edi Ramën.

Shqipëria me Edi Ramen nga hambar droge në pastruese të parave kriminale vendase dhe të huaja.

Rama ka vendosur të fuse këdo në veting vec c vetes, Tahirit dhe 40 hajdutëve të tij.

Për katër vite me rradhë, Edi Rama ia doli ta kthejë Shqiperine në hambar droge. Hashashi u mboll ngado me bekimin e tij, ndërsa rëndom policët merrnin rryshfetin e tyre, natyrisht shumë më të vogël se “shefi i madh” dhe “i madhi fare”. Media ndërkombëtare e konsideron Shqipërinë si Kolumbinë e Europes. Kreu i antimafias Italiane vuri alarmin se mariuana shqiptare po përmbyt Italinë, ndërsa Gjermania, Holanda, Anglia etj u “pushtuan” nga kokaina dhe heroina.

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA), në raportin e vitit 2017 për Shqipërinë, ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës .

Tashmë që paratë e drogës nuk mund të fshihen më, Edi Rama ka prioritet këto katër vite pastrimin e tyre. Prandaj i është vërsulur ndërtimit. Kjo vërtetohet dhe me faktin se ndonëse është rritur fluksi i ndërtimit, kreditimi mbetet në rastin më të mirë në nivelet ku ka qenë.

Raporti i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që i referohet periudhës 2016-2017, thote se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm te familjes, ose rrethit shoqëror.

Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi. Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.

Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve, janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura.

Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.

Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë cash në kufi.

Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në lavatriçen e parave të pista.