Akuzat për monarki e arbitraritet, Hollaj: Turp, presidentja e zbatoi atë që Kushtetuta e kërkon!

E publikuar: 06/03/2026 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i është përgjigjur akuzave të sotme pas dekretit të nxjerrë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Hollaj tha se e para e shtetit e ka zbatuar atë që kërkohet nga Kushtetuta, e jo dëshirën e saj – sepse në të kundërtën do të bënte shkelje kushtetuese, transmeton Klankosova.tv

Deklarimet e sotme ndaj saj, ajo i ka quajtur turp për ata që nuk pranojnë interpretime ndryshe.

“Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.

Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.