Tre grupe palestineze të të Drejtave të Njeriut kanë kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetohet Izraeli, pasi e akuzojnë për kryerjen e krimeve të luftës, duke përfshirë gjenocidin e bërë në bombardimin dhe rrethimin e Gazës.
Izraeli i konsideron akuzat për gjenocid të mjerueshme dhe se veprimet e tij synojnë militantët e grupit Hamas, jo civilët.
Ajo nuk është anëtare e gjykatës me bazë në Hagë dhe nuk e njeh juridiksionin e saj, ndërkohë që territoret palestineze janë të listuara në mesin e anëtarëve të GJNP-së.
“Izraeli po mbledh gjithashtu prova për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit dhe më pas, duke përfshirë përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit sipas Sky News.
Tre grupet e të drejtave,Al-Haq, Al-Mezan dhe Kampanja për të Drejtat e Njeriut në Palestinë, njoftuan se kanë kërkuar nga ICC-ja që të fokusohej në sulmet ajrore izraelite në zonat me popullsi të dendur civile të Gazës, rrethimin e territorit dhe zhvendosjen e popullsisë.
“Këto veprime përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë gjenocidin dhe nxitjen për gjenocid”, u shprehën ata.
ICC reagoi, duke deklaruar se do të vlerësojnë informacionin që kanë marrë nga grupet e të drejtave të njeriut, pa hyrë në detaje mbi përmbajtjen e tij.