Ka nis në New York gjykimi për tre ish drejtorët e rastit të kompanisë “Magyar Telekom”, e cila në vitin 2000 e bleu SHA “Telekomunikacionet Maqedonase”, në Maqedoni.
Të pandehun janë tre ish drejtorët Tamash Marvai, Elek Straub dhe Andrash Balog, të tre të akuzuem për mito, marrëveshje të dyshimta, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe tjera në telekomin maqedonas si dhe atë malazez.
Gjykimi zhvillohet në bazë të aktpadisë së ngritun nga Komisioni amerikan për letra me vlerë, ndërsa qëllimi asht që të tre drejtorët, nëse shpallen fajtorë, të gjobiten me shuma të mëdha parash. Ndërkaq, firma si “Magyar Telekom” nuk do të gjykohet, sepse tashma e ka pague denimin prej 95 milion dollarëve në kuadër të marrëveshjes me zyrtarët e qeverisë amerikane, ndërsa ma vonë ate e blen Deutche Telekom dhe ma nuk egziston si firmë.
Rasti i tillë tangon dhe Maqedoninë, sepse në këtë korrupsion kanë qenë të implikuem dy funksionarë të nalte të Maqedonisë, të cilët në dokumentet amerikane shënohen si Funksionar 1 dhe Funksionar 2. Njikohësisht, Transparency International, nji organizatë që në suaza ndërkombëtare lufton korupsionin, nëpërmjet filiales së saj për Maqedoni ka publikue krejt dokumentet zyrtare për këtë skandal, me dëshmi për marrëveshje misterioze dhe të damshme me firma konsulente në Qipro me vlerë prej 4,875 milion dollarëve.
Sipas Gazetës Vecer dhe disa mediave tjera, në vitin 2005 thuhet se dy funksionarët e Qeverisë së Maqedonisë, tue aludue në emnat e kryeministri Vlado Buckovski dhe zv/kryeministrit aktual për MO-në, Musa Xhaferri, kanë marrë miliona euro nga Deutche Telekom në Maqedoni (T-Home dhe T-Mobile) për mos me miratue ligjin për liberalizimin e shërbimeve të telekomunikimit, kështu e kanë ruejt monopolin e kësaj firme, raporton portalb.
Nga ana tjeter, korrespondenti i Koha.net prej Maqedonie raporton se ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Slobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhanë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhun me rastin “Magyar Telecom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruen të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyne, i angazhue nga biznismeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas.
Para gjykatës në New York, Bogoevski ka fole për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtueme nga ish-kryeministri Vlado Buckovski me qëllim të korruptimit të tyne.
Kështu, në transkriptin e publikuem në 166 faqe, Bogoevski i përmend Buckovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në ma shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në cash).
I pyetun a i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe sipas tij paret jau kane dhane me i korruptue zyrtarët shqiptarë.
Bogoevski thotë se partnerët shqiptarë të Qeverisë së atëhershme kanë kushtëzue nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në mes të dy palëve, me pagesën e këstit të parë të shumës së marrëveshjes për ryshfet në vlerë 2.5 milionë euro. (Burimet: portalb, koha.net)
Akuza: Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi jane korruptue me 5 milionë euro?
NGA KATEGORIA