Marion Cotillard dhe Brad Pitt duke u puthur ne filmin Allied.
Mendohet se shkaku i ndarjes së Angelina Jolie nga Brad Pitt është aktorja franceze Marion Cotillard. Por, këto zëra janë përgënjeshtruar nga një burim pranë saj.
40-vjeçarja është në një lidhje me aktorin 43-vjeçar francez Guillaume Canet, me të cilin “është shumë e lumtur dhe këto zëra e kanë trishtuar shumë”, sipas një burimi që ka folur për “Daily Mail”.
Cotillard interpreton së bashku me Pitt në filmin “Allied”, aty ku skenat seksuale të tyre janë konsideruar si “elektrizuese”.
Sipas producentit të filmit, Graham King, Pitt dhe Cotillard patën një mirëkuptim të menjëhershëm me njëri-tjetrin.