“I thoja jo, ndalu, por ai vazhdonte. Tani më nuk arrij të buzëqesh kur përmendet emri i tij”. Kështu së paku ka shkruar një mesazh në llogarinë e saj në “Twitter” aktorja e filmave pornografike me nofkën, Stoya.
Kjo e fundit e ka akuzuar për përdhunim kolegun e saj, James Deen. Ndërkaq, kaq ka mjaftuar dhe pas saj kanë vërshuar një lumë akuzash të tjera aktoreve të pornos.
“Daily Beast” ka mbledhur disa dëshmi në të cilat pornostaret rrëfejnë se James Deen i ka rrahur e më tej ka abuzuar seksualisht me to.
“Kam respekt për femrat dhe njoh e respektoj limitet si në planin professional ashtu edhe në atë privat. Dua të siguroj miqtë e mi, fansat e kolegët se këto akuza janë false dhe denigruese”, ka deklaruar aktori, Deen.