Seriali i famshëm “La Casa de Papel”, i cili është shndërruar tashmë ndër më të ndjekurit dhe të komentuarit në botë, ka të veçantë emrat e personazheve grabitës, që janë konkretisht ato të kryeqyteteve më të njohura të botës.
E megjithatë, Alba Flores, aktorja që luan rolin e Nairobisë (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), ka pohuar se do të pëlqente që personazhi i saj të kishte si emër atë të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Përgjigja e saj, sikurse mund të shihet në videon e mëposhtme, ka marrë edhe aprovimin e aktorëve të tjerë të serialit.
Risjellim në vëmendje se seriali “La Casa de Papel, të cilit i është publikuar tashmë edhe sezoni i tretë, ka një numër të konsiderueshëm shikuesish në Shqipëri dhe në Kosovë.