Aktori Ilir Tafa viziton Izraelin, takon ambasadoren e Kosovës në Jerusalem

E publikuar: 14/11/2025 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori Ilir Tafa ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jerusalem, ku po merr pjesë në një aktivitet kulturor të organizuar në Teatrin Kombëtar të Izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një nder dhe kënaqësi të veçantë.

Gjatë qëndrimit të tij në Jerusalem, Tafa vizitoi edhe Zyrën e Republikës së Kosovës, ku u takua me ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri. Ai u shpreh mirënjohës për pritjen e përzemërt dhe mikpritjen e ngrohtë.

Postimi i plotë:

Nder dhe kënaqësi të jem sot në Jerusalem, në kuadër të një aktiviteti kulturor në Teatrin Kombëtar të Izraelit. Gjatë ditës pata edhe kënaqësinë të vizitoj Zyrën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, ku u takova me Ambasadoren Ines Demiri. Faleminderit për pritjen e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë.