Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul, ka shkaktuar zemërim kur me një postim në Instagram ka rrëfyer se ka blerë dhe prishur shkollën e fëmijërisë së tij!
Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.
Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht, në fëmijërinë e tij.
Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive.
Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij, dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.
Caglar Ertugrul ka lindur më 5 nëntor 1987, dhe ka fituar çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020, për rolin e tij në filmin Afili Aşk, dhe çmimin e aktorit më të mirë në një seri televizive në 2021 për rolin e tij në filmi Teşkilat.
Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë turk të dramave turke.