Aktori amerikan dhe muzikanti Steven Seagal ka marrë nënshtetësinë serbe, mediat beogradase citojnë lajmërimin e fundit nga gazeta zyrtare e Republikës së Serbisë.
Aktori i Hollywood-it, së fundi ka vizituar Serbinë dy herë, ku u takua me udhëheqësit kryesorë të shtetit, si presidenti dhe kryeministri, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Ai vizitoi një strehimore fëmijësh në Beograd dhe dhuroi dhurata për Vitin e Ri fëmijëve dhe përformoi me një bend në sheshin qendror të Beogradit në festën e Vitit të Ri.
Pas një takimi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta promovuar Serbinë dhe e konsideron vendin si një atdhe të ri.
Aktori i popullarizuar gjithashtu ka shtuar se dëshiron të hap një klub të Aikidos në Beograd.